Merkato

Radamel Falcao te Galatasaray, do të fitojë 5 milionë euro në sezon

Radamel Falcao do të largohet nga Principata për ta vijuar karrierën në Turqi. Sulmuesi kolumbian është shfaqur në një fotografi me zëvendëspresidentin e Galatasaray-t, Abdurrahim Albayrak.

Gjigantët turq duket qartë se janë vetëm një hap larg zyrtarizimit të sulmuesit 33-vjeçar, që konsiderohet një goditje e madhe në merkato.

“El Tigre” do të ndahet pas 6 vitesh me klubin nga Principata, me të cilin firmosi në vitin 2013, edhe pse dy herë është huazuar në Premier League, te Manchester United dhe Chelsea.

Falcao mësohet se do të firmosë kontratë 3-vjeçare, me pagë 5 milionë euro në sezon. Kolumbiani do të jetë “ylli” i ri i skuadrës së drejtuar nga veterani Fatih Terim.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency