Kategoria Superiore

Lerda: Test i rëndësishëm, tani do të mendojmë për Kukësin

Trajneri i Partizanit, Lerda, pas miqësoren së barazuar me Laçin shpjegoi se ishte një test i vlefshëm para nisjes së sezonit të ri.

“Ishte një test i mirë ndaj një skuadre që e dimë që në shtëpi sidomos është e fortë, e ka treguar në vitet e mëparshme. E dinim që do të takonim një ekip të përgatitur, e ka treguar, ndaj ishte një test i vlefshëm. Jam i lumtur se gjithsesi e përballuam mirë gjatë garës dhe është një hap para që e kemi bërë, sidomos nga pikëpamja fizike.”

Rëndësia e miqësores: U thashë djemve se ishte një test i rëndësishëm, sepse mbyllëm një cikël në Europë, një tjetër tip futbolli, sjelljeje, një ambient ndryshe, ajo që kërkonim, me pak fjalë.

Nervozizmi i Romeros: Romero duhej të dilte më parë, ka luajtur pak dhe ishte vendosur zëvendësimi kur do të bëhej që në fillim. Sot ishte testi i parë, ishte një orë në lojë e duhej të bënte më pak, ka bërë më shumë. Ai shkelmoi shishen e ujit kur doli, por jo pse u zëvendësua. Bëri një ndeshje të mirë e u zëvendësua. Ndoshta kishte ndonjë problem tjetër. por nuk e di.

Dy duelet kundër Kukësit: Tani do të fillojmë të përgatisim të parin, është një finale e rëndësishme pasi është në lojë një trofe. Do të mundohemi që ta përgatisim mirë ndeshjen dhe pastaj do të mendojmë për atë të kampionatit.

Problemet ne prapavijë: Nuk kam parë probleme. Nuk mendoj se është ky problemi. Një skuadër që do të luajë futboll gjithmonë, nuk e hedh topin ndaj mund të ndodhë që fusha nuk është perfekte e kërcen sfera, por nuk ka probleme.

E ardhmja e Asanit:  E di klubi, për këtë duhet të pyesni drejtorin, Olsi Rama.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency