Miqësorja historike, Milani “kursehet”, vetëm 2 gola Feronikelit
Milani fitoi 0-2 përballë Feronikelit në miqësoren historike të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës,
Kuqezinjtë italianë, që udhëtonin për herë të parë në tokën e “Dardanëve”, shënuan nga një gol në çdo pjesë, pa rrezikuar shumë në prapavijë, diktuar kjo edhe nga diferencat e mëdha në cilësi mes skuadrave.
Suso realizoi golin e parë për “Djallin” në minutën e 26-të me një goditje të lirë, ndërsa në fraksionin e dytë e gjeti rrjetën Fabio Borini, për rezultatin final 0-2.
Kastriot Rexha ishte tejet i pafat në minutën e 74-t, pasi shtylla ia mohoi golin, për të mos arritur kështu që ta hap llogarinë e golave për Niklin.
Kjo përballje miqësore pritet të jetë e fundit për kampionin e Superligës së Kosovës, pasi jemi në prag të fillimit të edicionit të ri 2019/20.
Kjo përballje ndaj Milanit, natyrisht se ishte një rast i veçantë për Feronikelin, futbollin kosovar, por edhe për tifozët shqiptarë që përkrahin gjigantin italian dhe kishin mundësi ta shikonin lojën e tyre nga afër.




