Merkato

Nacho Monreal pranë rikthimit në Spanjë

Me merkaton në hyrje tashmë të mbyllur, klubet angleze kanë mundësi vetëm të shesin dhe të largojnë lojtarë të cilët mund të jenë të panevojshëm në ekip. Arsenal ka qenë një nga skuadrat që bëri një merkato të fortë dhe duket se tashmë ka nevojë që të largojë të padëshiruarit. Emri i parë që flitet për largim është ai i Nacho Monreal. Spanjolli ndiqet me interes nga Real Sociedad, që ka nevojë të zëvëndësojë të larguarin Theo Hernandez, i rikthyer te Real Madrid, duke kaluar më pas te Milani. Me afrimin e Kieran Tierney dhe me Kolasinac në ekip, Monreal pritet të mos ketë më hapësira në formacionin e Emery. 33-vjecarit i përfundon kontrata qershorin e ardhshëm dhe drejtuesit e Arsenal pritet të heqin dorë prej tij edhe me një ofertë minimale.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency