Futboll

Zisi braktis Shqipërinë për Greqinë, firmos me Apollon Larissa

U kërkua nga skuadra të ndryshme të Superiores por karriera e Niko Zisit do të vazhdojë në Greqi. Ish-sulmuesi i Bylisit i cili sezonit e fundit u aktivizua te Kamza në Kategorinë Superiore është zyrtarizuar si afrimi më i ri i skuadrës së Apollon Larissas që militon në kategorinë e dytë të futbollit grek. Zisi i cili pas pak ditësh do të mbushë 24-vjeç i është bashkuar skuadrës që drejtohet nga ish-lojtari i kombëtares shqiptare Arjan Bellai. Sezonin e kaluar Apollon Larissa u rendit në vend të tretë në Football League ndërsa në këtë sezon do të ketë sërish objektiv ngjitjen në elitën e futbollit grek.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency