Lajme

Lukaku nuk zhgënjen e nis me poker golash tek Interi

Romelu Lukaku prezantohet me një poker golash para tifozëve të Interit. Vetëm pak orë pas fitores me penallti ndaj Valencias në trofeun Naranja, zikaltrit kanë zhvilluar një tjetër sfidë miqësore këtë herë në Appiano Gentile ndaj Vritus Bergamo skuadër e Serie B. Sfida përfundoi me rezultatin e thellë 8-0 në favor të Interit, ndeshje në të cilën u impenjuan lojtarët që nuk ishin të grumbulluar për ndeshjen ndaj Valencias, të tjerë që luajtën pak minuta ndaj skuadrës spanjolle dhe lojtarë të Primaveras. Sytë e të gjithë ishin te Romelu Lukaku i cili nuk zhgënjeu në daljen e tij të parë me fanellën e Interit, pasi shënoi 4 gola, rrugën e rrjetës e gjetën edhe Vecino dhe talenti Esposito që shënuan nga dy herë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency