Shqiptari i Heerenveenit, gol Feyenoordit për çmimin “Puskas” (pamjet)
Një nga sfidat më interesante e javës së dytë në Eredivisie, e transmetuar SuperSport, ishte Heerenveen-Feeyenord, që përfundoi në barazim 1-1. Ky takim, më shumë se për rezultatin dhe rivalitetin në fushën e blertë do të mbahet mend për golin spektakolar të futbollistit shqiptar, por të lindur e rritur në Suedi, Ibrahim Dreshaj, nga një distancë thuajse 40 metra.
Feyenoordi kishte kaluar në epërsi në kohën shtesë të pjesës së parë me një 11-metërsh të shndërruar në gol nga Berghuis, ndërsa në minutën e 13-të Odegaard kishte gabuar nga pika e bardhë për vendasit, kur 10 minuta para përfundimit të ndeshjes, mbrojtësi 22-vjeçar lëshoi një të djathtë të kalibruar nga distanca shumë e largët, me topin që, çuditërish,t përfundoi në trekëndësh.
Një realizim i tillë meriton të jetë mes kandidatëve për çmimin “Puskas”.



