Lajme

Marcelo “tradhton” Realin, Roma fiton në ruletën e penalltive

Roma fitoi 5-4 në ruletën e penalltive ndaj Realit të Madridit në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Olimpico” të kryeqytetit italian. 4 gola u shënuan në këtë përballje, të gjithë në pjesën e parë, por rezultati mbeti i barabartë 2-2 edhe pas përfundimit të kohës së rregullt.

Të dy trajnerët, Fonseca dhe Zidane hodhën në fushë që nga fillimi “peshat e rënda”, që dhuruan emocione për të pranishmit në stadium. Takimi u zhbllokua që në minutën e 16-të nga Marcelo, që shfrytëzoi më së miri një pasim të Modricit.

Në minutën e 34-t barazoi Perottti pas bashkëpunimit me Zaniolon, por Reali kaloi sërish përpara me Casemiron, por epërsia që zgjati vetëm një minutë, sepse sapo rinisi loja nga qendra Dzeko ktheu ekuilibrat në rezultat.

Në pjesën e dytë trajnerët bënë ndryshimet e nevojshme, ku ra në sy aktivizimi i Gareth Bale në minutën e 61-të në vend të Benzema, ndonëse uellsiani është jashtë planeve të Zidane.

Te goditjet e 11-metërshave verdhekuqtë u treguan të gjithë të saktë (Kolarov, Under, Antonucci, Cristiante, Spinazzola), ndërsa për “Los Blancos” gaboi në serinë e 5-të Marcelo (shënuan Kroos, Isco, Bale dhe Modric).

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency