Premier League

Pogba i mrekulluar nga Maguire: Unë e quaj “Bisha”

Te Manchester United janë të gjithë të mrekulluar nga Harry Maguire. Edhe dy analistët e “Sky Sport”, ish-trajneri i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho, dhe ish-mbrojtësi, Gary Nevill nuk i kanë kursyer lëvdatat për “shkëmbin” 26-vjeçar, që u shfaq me personalitet të madh në sfidën debutuese në “Old Trafford” ndaj Chelsea-t.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer doli fituese me një rezultat të thellë 4–0 falë edhe paraqitjes mbresëlënëse të Maguire, që u shpall njeriu i ndeshjesh.

Për futbollistin që i kushtoi Unitedit plot 80 milionë paundë nuk i kurseu lëvdata as Paul Poga, që për reporterët francezë u shpreh:

“Unë quaj “Bisha”. Sinqerisht e them, e parë si është përshtatur me ne. Në folëm për kontrollin mirë të mbrojtjes dhe ai kuptohet shumë mirë me Victor Lindelof.”

Marcus Rashford shënoi dygolësh në këtë sfidë të parë të Premier League-s, ndërsa Anthony Martial dhe Daniel James lanë shenjën me nga një gol, për rezultatin final 4-0.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency