Mario Balotelli, 29 vjeç: Nuk më ndryshon plakja
Mario Balotelli feston sot 29-vjetorin e lindjes. Sulmuesi italian ka uruar veten nëpërmjet aplikacionit “Faceapp”, që të tregon se si do të jesh kur të plakesh. “Shumë urime vetes time. Plakja nuk më ndryshon,” shkruan ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Manchester City-t, Nices dhe Olimpique Marseille, që ende nuk ka gjetur një skudër për sezonin e ri, poshtë fotos ku shfaqet me rrudha dhe thinja.
Balotelli ka marrë një ofertë joshëse nga Flamengo në Brazil, por prioriteti i tij është të luaj në Itali.




