Ka 13 oferta në tavolinë, por Sturridge ende nuk vendos dot për të ardhmen
Mund të tingëllojë e çuditshme por Daniel Sturridge aktualisht lojtar pa kontratë pasi në 30 qershor i përfundoi marrëveshja me Liverpoolin ka në tryezë plot 13 oferta nga 13 klube të ndryshme për të vijuar karrierën. Në Itali e duan Atalanta dhe Bologna, në Spanjë, Real Betis, Leganes e Valladolid në Shtetet e Bashkuara të Amerikës DC United dhe Philadelphia, në Francë Marseille, në Gjermani Eintracht Frankfurt dhe në Turqi e do Fenerbahce. Por edhe pse ka kaq shumë interes në drejtim të tij Sturridge ende është i pavendosur dhe do të marrë dhe disa ditë të tjera kohë për të vendosur përfundimisht se në cilin kampionat do të transferohet.



