Roma kërkon qëndërmbrojtës, Rugani një hap larg
Trajneri i Romës, Paulo Fonseca vazhdon të kërkojë një mbrojtës. Pas Lovren nga Liverpool, emri që po fiton më tepër kuotë së fundmi është ai i Daniele Ruganit. Mbrojtësi pritet të largohet nga Juventus, pasi me afrimin e De Ligt apo Demiral nuk do të gjente hapësira në formacionin e Sarrit. Për momentin Roma është e gatshme të ofrojë 5 milionë euro për huazimin e 25-vjecarit si dhe 25 milionë euro të tjera për blerjen e tij. Për Ruganin shprehën interes edhe Arsenal e Wolverhampton, por mbrojtësi preferon qëndrimin në Itali.



