Përcaktohen ditët dhe orari i ndeshjeve të javës së parë, spikat derbi i Prishtinës
Këtë fundjavë ngre siparin e sezonit të ri IPKO Superliga e e Kosovës e për rrjedhojë Federata e Futbollit të Kosovës, si organizatore e garës, ka përcaktuar ditët dhe orën e ndeshjeve të javës së parë. Janë 6 sfida gjithsej, që do të shpërndahen të shtunën dhe dhe të dielën, në të njëjtën orë, 17:00.
Tri përballjet e së shtunës janë: Feronikeli-Drenica, Flamurtari-Prishtina dhe Llapi-Vushtrria. Sfida mjaft interesante, ku spikat derbi i kryeqytetit, por jo më pak të rëndësishme luhen në Drenas dhe Podujevë.
Të dielën janë programuar tri ndeshjet e fundit, Drita-Ferizaj, Trepça’89-Gjilani dhe Dukagjini-Ballkani.
Java 1
E shtunë, 17 gusht, në orën 17:00
Feronikeli-Drenica
Flamurtari-Prishtina
Llapi-Vushtrria
E diel, 18 gusht, në orën 17:00
Drita-Ferizaj
Trepça’89-Gjilani
Dukagjini-Ballkani



