Futboll

Theu rregullat me futbollistët minorenë, Man. City ia hedh vetëm me gjobë

Manchester City i ka shpëtuar pezullimit të merkatos nga FIFA për shkelje të rregullave sa i përket nënshkrimit me lojtarët minorenë.

Citizens kanë përfituar nga rregullat e reja disiplinore, që nuk ekzistonin kur Chelsea u godit me një pezullim të merkatos në hyrje në dy sesione në fillim të këtij viti. Komisioni Disiplinor i FIFA është mjaftuar me një gjobë 315 mijë paundë, një shifër që nuk i bën asnjë dëm ekonomik klubit anglez, me pronarë sheikët arabë.

Shkeljet Manchester City-t ishin më pak serioze sesa të rivalëve të tyre në Premier League (Chelsea-t). Pretendohet se numri i lojtarëve minorenë të përfshirë në kontratat e paligjshme ishte “dukshëm më i vogël”, ndërsa mënyra se si u shkelën disa rregulla, sipas vendimit të Komisionit Disiplinor, ishte më pak flagrante.

Muajin e kaluar FIFA prezantoi një rregullore të re që thotë se sanksionet mund të zvogëlohen nëse një klub pranon përgjegjësinë për thyerjen e rregullave. Kjo mundësi, në fakt, nuk iu dha Chelsea-t ose klube të tjera, veçanërisht në Spanjë, që janë goditur me pezullim të merkatos kohët e fundit. Ndaj vendimi për ta dënuar Manchester City-n vetëm me gjobë, shihet se sjellje me standard të dyfishtë nga FIFA.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency