Thyen rekordin e Dani Alvesit, Sevilla zyrtarizon kalimin e Ben Yedder te Monaco
Sevilla ka zyrtarizuar marrëveshjen për transferimin te Monaco të Wissam Ben Yedder. Klubi nga Principata ka paguar 40 milionë euro për futbollistin, që shndërrohet kështu shitja më e shtrenjtë në historinë e Sevillas, duke kaluar edhe shumën që andaluzët përfituan nga Barcelona për kartonin e Dani Alvesit 11 vite më parë (37 milionë euro), lojtar i zbuluar nga Mochi për vetëm 550 00o euro.
Një marrëveshje me shumë përfitime për spanjollët, që e kishin blerë sulmuesin francez me origjinë nga Tunizia për vetëm 9.5 milionë euro nga Toulouse.
29-vjeçari ka luajtur 138 ndeshje në radhët e Sevillas, duke shënuar 70 gola dhe dhënë 22 asiste.



