Edhe Ardian Cuculi zyrtarizon largimin nga Kukësi
“Faleminderit Kukësi, ishte kënaqësi të vesh fanellën tuaj!”
Me këtë mesazh të shkurtër në rrjetet sociale, Ardian Cuculi zyrtarizon largimin nga Kukësi. Në fakt, diçka e tillë pritej, sepse kontrata i kishte përfunduar me mbylljen e aventurës europiane.
Cuculi, si shumë lojtarë të tjerë nga Superiore, pritet të luajë në IPKO Superligën e Kosovës.
Mësohet se ai është në bisedime të avancuara me Dritën e Gjilanit dhe së shpejti pritet të firmosë më këtë skuadër.

.



