Pronari i ri i Nices, gati “dhuratën” e çmuar për tifozët
Nice është shumë pranë kalimit në pronësinë e miliarderit Jim Ratcliffe, i cili dëshiron t’u bëjë një dhuratë tifozëve deri në ditën e fundit të merkatos. Paralelisht me negociatat për blerjen e aksioneve, manjati ka dhënë “ok” për një goditje në sulm. Blerja e madhe është përzgjedhur tashmë dhe bëhet fjalë për Jean-Kevin Augustin.
Sulmuesi 22-vjeçar shkëlqeu sezonin e kaluar në Bungesligë dhe ka pranuar ofertën e Nice që dëshiron ta bëjë lojtarin më të rëndësishëm të skuadrës. Bisedimet me Leipzigun po avancojnë dhe transferimi pritet të mbyllet për 20 milionë euro, plus bonuset, në varësi të rezultateve.



