Skriniar dhe Barbora më të lumtur se kurrë, me 2 pjesëtarët e rinj të familjes!
Dashuria mes mbrojtësit të Interit Milan Skriniar dhe të dashurës së tij sllovake Barbora nuk është shuar aspak madje është bërë më e zjarrtë, pasi familja është shtuar me dy pjesëtarë të tjerë! Nuk bëhet fjalë për 2 fëmijë pasi Barbora nuk është ende në një pritje të ëmbël, por me 2 qen. Vetë modelja ka publikuar një foto në Instagram ku ajo dhe Skriniar janë në praninë e dy kafshëve shumë të bukura. “1 vit më pas në të njëjtin vend, por me dy dashuri më shumë”, shkruan Barbora.



















