Rikthehet Messi, Real Betisi bën humor me “yllin” e Barcelonës
Lionel Messi është gati për të zbritur në fushë. “Ylli” i Barcelonës është kthyer në stërvitje pas dëmtimit që e la jashtë miqësoreve të fundit dhe ndeshjes së parë të La Ligas në fushën e Bilbaos.
Tashmë “Pleshti” por ngroh motorët për sfidën e javës së dytë të kampionatit, që do të zhvillohet të dielën, në orën 21:0, në “Camp Nou”, kundër Real Betisit.
Në Spanjë e kanë pritur me shumë interes lajmin e rikthimit në fushë të Messit, madje kanë dashur edhe të bëjnë humbur me këtë fakt. Klubi i Betisit, nëpërmjet Twitterit, i është përgjigjur mesazhit të Barcelonës për lajmin e mirë për Messin, duke shkruar:
“Mos u nxito, Leo! Nuk është nevoja që të sforcohesh…”
Sezonin e kaluar pikërisht Real Betisi ishte një nga viktimat e preferuar të Lionel Messit, që i ka shënuar 5 gola në 2 përballjet e kampionatit, duke marrë edhe duartrokitjet e tifozëve andaluzë pas një finalizimi magjik.
https://twitter.com/RealBetis/status/1164254499390840845?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1164254499390840845&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.itasportpress.it%2Fcalcio-estero%2Fliga%2Fbarcellona-messi-pronto-a-tornare-in-campo-il-betis-scherza-non-avere-fretta%2F



