PSG 4 gola në 45 minuta Toulouses, por shqetëson Mbappe
Paris Saint Germain bën detyrën përballë Toulouses, fiton 4-0, por humbet Kylian Mbappenë për arsye dëmtimi. Talenti francez qëndroi në fushë për 66 minuta më fushë, por për shkak të një problemi fizik u detyrua të dilte nga fusha kur rezultati ishte 2-0.
Në fakt, Toulouse rezistoi më së miri gjatë 45 minutave të para, por u shpartallua në fraksionin e dytë, teksa fillimisht shënuan Choupo-Motin dhe Goncalves (autogol).
Pak pas zëvendësimit të Mbappesë, PSG fitoi një 11-metërsh për prekje të topit e dorë nga një mbrojtës. Nga pika e bardhë gaboi një futbollist me eksperiencë si Angel Di Maria.
Gjithsesi, në minutat në vazhdim Choupo-Moting dhe Marquinhos vulosën rezultatin përfundimtar 4-0.



