Merkato

Leipzig konfirmon interesin për sulmuesin e Romës

Leipzig konfirmoi interesimin për sulmuesin e Romës, Patrik Schick, i cili është nxjerr në merkato nga drejtuesit e klubit verdhekuq, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Fonseca.

Trajneri i klubit gjerman, Julian Nagelsmann gjatë një interviste pohoi se 23-vjeçari i pëlqen shumë dhe se gjithmonë e kishte dashur në skuadër që kur drejtonte ekipin e Hoffenheim.

Nagelsmann deklaroi se Schick është një lojtar i talentuar dhe me shumë kualitet, të cilin do ta merrte me kënaqësi në skuadër. Për të arritur te kartoni i sulmuesit, më parë Leipzig duhet të mposhtë edhe konkurrencën e Schalkes që është futur në garë për kartonin e lojtarit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency