Nuk bën pjesë në planet e Lampard, Bakayoko drejt rikthimit te Monaco
E ardhmja e Tiemoue Bakayoko mund të jetë te Monaco. Sipas mediave franceze, mesfushori, kartoni I të cilit zotërohet nga Chelsea mund të rikthehet sërish në Principatë, pasi ka qenë edhe më parë pjesë e kësaj skuadre.
Drejtuesit e klubit francez kanë kohë që interesohen për 25-vjeçarin, por “Blutë e Londrës” kërkonin një klub më të madh për ta transferuar futbollistin. Por lënia e lojtarit jashtë projektit të skuadrës nga trajneri Lampard ka bërë që drejtuesit e klubit të pranojnë ofertën për huazimin e futbollistit te Monaco, që do të ketë të drejtën e blerjes së kartonit për shumën e rreth 40 milionë Eurove.



