Merkato

Neymar rikthehet te Barça, në Itali e bëjnë fakt të kryer

Barcelona e mohon ende, por në Itali e bëjnë fakt të kryer rikthimin e Neymar te blaugranat. Sipas mediave në Apeninë, mesditën e sotme në Montecarlo ku do të hidhet shorti i Champions League, presidenti i Barçës Josep Maria Bartomeu ka bindur numrin 1 të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi i cili është dorëzuar duke pranuar ofertën e Barcelonës për sulmuesin brazilian. Operacioni është mbyllur mbi bazën e 120 deri në 130 milionë euro cash, plus kartonat e Rakitic  dhe Tobidos, plus huazimin e Dembele. Dy të parët kanë pranuar të transferohen te kampionët e Francës ndërsa sulmuesi francez është ende në mëdyshje, por vështirë se Dembele do të prishë këtë operacion të madh merkatoje.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency