Kombëtare

Zyrtare, Franca pa dy yjet e skuadrës ndaj Shqipërisë

Shqipëria mund të buzëqeshë. Trajneri i Francës Didier Deschamps ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për dy sfidat e rradhës kualifikuese ndaj Shqipërisë dhe Andorrës dhe ashtu siç edhe pritej, Mbappe dhe Kante nuk do të luajnë ndaj kuqezinjëve dhe Andorrës, pasi nuk janë grumbulluar për shkaqe dëmtimi. Mungesa të tjera të rëndësishme do të jenë edhe ato të Lacazzete e Umtiti të lënë jashtë nga trajneri Deschamps për zgjedhje teknike. Megjithatë në fushë Franca një artileri të rëndë edhe pa dyshen Mbappe-Kante dhe Shqipëria e Edy Rejas duhet t’i marrë mirë masat. Vetëm 5 mesfushorë ka grumbulluar Deschamps ku spikasin, Pogba, Sissoko e Matuidi ndërsa në sulm emrat e rëndë janë Griezmann, Giroud e Coman pa harruar Ben Yedder, Fekir e Lemar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency