Richarlison merr për dore Evertonin, Wolves pëson humbjen e parë
Everton rikthehet te fitorja në Premier League dhe i shkakton humbjen e parë sezonale Wolverhampton-it. Në Goodison Park skena ishte e gjitha për Richarlison që realizoi 2 nga 3 golat e vendasve ndërsa rrugën e rrjetës e gjeti edhe Iwobi që realizoi golin e tij të parë me fanellën e Everton. 2 herë arriti të barazonte shifrat përkohësisht në 1-1 dhe 2-2 Wolves por në fund skuadra e Nuno Espirito Santo u dorëzua me Everton që fitoi me rezultatin 3-2. Saiss dhe Raul Jimenez ishin autorët e golave për miqtë që pësuan humbjen e parë në kampionat pas 3 barazimeve në 3 ndeshjet e para.



