Starova: Ndalëm skuadrën më të mirë, do vinë edhe fitoret
Sulejman Starova pavarsisht se pa t’i ikte nga duart fitorja vetëm në minutat e fundit, mbeti i kënaqur nga barazimi që regjistroi skuadra e tij ndaj Kukësit dhe këtë e deklaroi edhe në intervistën e tij për Supersport pas sfidës, duke nënvizuar se Laçi i tij ndali skuadrën më të mirë në Shqipëri.
Mendoni që iu shpëtuan 3 pikë nga duart?
Ishim afër fitores, por duhet ta pranojmë që ngarkesa psikologjike e mungesës së pikëve si dhe gjendja gripale ndikoi. Vetëm skuadrës sime i ndodh kjo. Dolëm me 12 veta në nxemje kishim probleme viruse. Më pëlqen loja. U përballëm me skuadrën më të mirë të kampionatit, që mundi Partizanin kampion. Duke e pranuar që më vjen keq që nuk mora fitoren, skuadra ka nevojë për pikë, kampionati është i gjatë.
Sulmi…
Me lehtësi kemi shkuar në sulm. Nwabueze krijon volum si dhe hap hapësira, se merr 2 lojtarë. Edhe Xhixha është lojtar i rëndësishëm. Gradualisht do gjejë formën. Kemi kohë të bisedojmë. Pushimi do na ndihmojë. Fakti që barazuam lojë dhe që luajtëm me skuadrën më të mirë, mund të kënaqë lojtarët nga ana psikologjike.
Pse Xhixha dhe Deliu nuk ishin më afër sulmuesit kryesor…
Nuk kisha 3 apo 4 lojtarë. Deliu nuk ishte zgjedhje sulmuesi. Kukësi ka një skuadër që vjen shumë mirë gradualisht. E kishim të rëndësishëm luftën 2 kundër 2. Shpërthimet e Lushkjas nuk ishin rezultative. E lanë pak vetëm Nwabuezen.
E shihni si sinjal pozitiv pikën e marrë. Çfarë mund të ndryshoni në ditët e mbetura?
Nuk ishim në hall ne. Halli është kur mungon lojë. E pranova që kriza e pikëve rëndon te skuadra. Mundësitë tregohen që janë. Është kampionat i gjatë. Gjendja morale ndizet. Tekos i ka ardhur një pezullim 2 javorsh nga Brazili. U godit nga një virozë. Është lojtar i rëndësishëm në skuadër.
Skuadra vuajti lodhjen në 15 minutat e fundit. Mos duhet ta menaxhonin më mirë situatën?
Ka lidhje edhe pak me eksperiencën. S’kemi bërë asnjë lloj analizë për këto 3 ndeshje. S’kemi pas CD. Kemi bërë gabime elementare në pasime. Nuk e kemi eksperiencën për të qenë skuadër aq brilante se Kukësi. Çdo skuadër do të reagojë kur është në disavantazh.



