Futboll

Vijnë kritikat e para ndaj De Rossit, e quajnë një “turist luksi”

Ka mjaftuar një ndeshje e dobët e Boca Juniors në Superklasiken e vlefshme për kampionat përballë River Plate, që të fillojnë edhe kritikat e para për mesfushorin Daniele De Rossi, i cili iu bashkua argjentinasve para pak javësh.

Boca vuajti jo pak përballë rivalëve historikë dhe arriti të marrë një barazim pa gola me shumë fat, ndërsa fansat në rrjetet sociale nuk ngurruan të quajnë De Rossin edhe një “turist luksi në Argjentinë”.

“ ‘Ai është një turist luksi këtu te ne’, ‘Në moshën 36-vjeçare nuk ka dëshirën për të sakrifikuar’, ‘Ka qenë një fenomen, por tani nuk ka ritmin e duhur’, ‘Trajneri Alfaro gaboi që e aktivizoi në krah të Marciones, pasi janë të dy të ngadaltë’”, ishin disa prej komenteve të tifozëve në rrjetet sociale.

Daniele De Rossi u prit me një entuziazëm të jashtëzakonshëm në Buenos Aires, me tifozët e Boca Juniors që pushtuan aeroportin, por edhe shkallët e “Bombonera”-s në ditën e prezantimit të tij.

Boca këtë sezon është momentalisht në vendin e dytë në kampionat dhe në gjysmëfinale të Kupës së Libertadores ,ku më 2 dhe 23 tetor do të përballet sërish me River Plate, dy takime ku De Rossi do të ketë mundësi të tregojë veten dhe të rifitojë dashurinë e tifozëve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency