Drejt përfundimit punimet në stadiumin e Atalantës, fillon montimi i ndenjëseve (Foto)
Vazhdojnë punimet intensive në “Gewiss Stadium” të Bergamos, ndërsa në fotot e shpërndara së fundi, klubi i Atalantës njofton se po montohen ndenjëset në “Curva Pisani”, ose tribuna veriore prapa porte.
Stadiumi iu nënshtrua një rikonstruksioni total ,për t’iu sjellë në gjendje për të pritur ndeshje të nivelit europian, ndërsa Atalanta pritet të rikthehet të luajë aty më 6 tetor, në ndeshjen kundër Lecces.
Deri atëherë bergamaskët do të luajnë ndeshjen kundër Fiorentinës në stadiumin “Tardini” të Parmës, më 22 tetor, ndërsa debutimin në Champions League do ta bëjnë më 1 tetor kundër Shakhtar Donetskut, në stadiumin e Milanos “San Siro”.










