Ja pse Mariano Diaz refuzoi Schalken në ditën e fundit të merkatos
Mariano Diaz mbetet tek Real Madridi, pavarësisht dëshirës dhe përpjekjes së klubit për ta shitur sulmuesin, i cili i ka refuzuar të gjitha ofertat në drejtim të tij. Në ditën e fundit të merkatos, sipas medieve spanjolle, 26-vjeçari ka refuzuar të transferohet në Bundesligë te Schalke 04 me pretendimin se klubit gjerman i mungonte një projekt teknik, por mbi të gjitha, mungesa e pjesëmarrjes në kompeticionet europiane. Gjithashtu lojtari ka refuzuar edhe ekipet italiane, me shumë mundësi për të njëjtat motive.



