Serie A

Kohë rinovimesh te Interi, 3 titullarë zgjasin bashkëpunimin

Kohë rinovimesh në shtëpinë e Interit. Tre futbollistë janë gati të nënshkruajnë kontratat e reja me klubin zikaltër pasi kanë arritur marrëveshjet për rinovimet e kontratave. Bëhet fjalë për portierin Samir Handanovic, mbrojtësin Danilo D’ambrosio dhe sulmuesin Lautaro Martinez. Handanovic pritet ta zgjatë deri në vitin 2022 kontratën që i skadon në vitin 2021, me të njëjtën pagë prej 3,2 milionë eurosh në sezon. Do të rinovojë deri në 2022-in edhe D’ambrosio i cili ashtu si Handanovic ka kontratë deri në 2021-in.Mbrojtësi i kombëtares italiane do të përfitojë edhe një rritje të lehtë page. Ndërkohë Lautaro Martinez i cili është edhe titullari që paguhet më pak në kampin zikaltër me vetëm 1,5 milionë euro në sezon, do të rinovojë edhe një tjetër vit kontratën aktuale duke e zgjatur atë deri në vitin 2024 ndërkohë që paga e tij përfshirë edhe bonuset do të kapë shifrën e 3 milionë eurove në sezon, një shifër e konsiderueshme kjo për një 22-vjeçar por tek i cili drejtuesit zikaltër besojnë shumë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency