Ferreira Carrasco kërkon rikthimin në Europë
Yannick Ferreira Carrasco mund të rikthehet në Europë. Lojtari momentalisht aktivizohet në kampionatin kinez te ekipi i Dalian Yifang, ku u transferua në vitin 2018-të nga skuadra e Atletico Madrid. 26-vjeçari deklaroi se ende nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Por theksoi se muaji janar kur hapet merakto e dimrit do të jetë vendimtare për të ardhmen e tij. Belgu tha se nëse do të ekzistojë mundësia për t’u rikthyer në Europë duhet të gjendet gati, por jo çdo gjë varet vetëm prej tij, pasi i takon dhe presidentit të klubit të vendosë.



