Formacionet zyrtare/ Reja bën gjashtë ndryshime, Kosova vetëm dy
Shqipëria do të luajë ndeshjen e radhës eliminatore përballë Islandës, në orën 20:45 në “Elbasan Arena”, ndërsa trajneri Edi Reja ka ndarë mendjen edhe për formacionin me të cilin do të kërkojë fitoren.
Plot 6 ndryshime ka bërë tekniku italian në krahasim me ndeshjen ndaj Francës tre ditë më parë, teksa nga formacioni i “Saint Denis” kanë shpëtuar vetëm Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli dhe Bare.
Formacionet e plota:
Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Dermaku, Gjimshiti, Lenjani; Bare, Gjasula, Memushaj; Manaj, Cikalleshi.
Islanda: Haldorsson; Hermansson, Arnason, R. Sigurdsson, Skulason; Sigurjonsson, Gunnarsson, Hallfredsson, Bjarnason; G. Sigurdsson, Bodvarsson
Ndërkohë në të njëjtën orë luan edhe Kosova, në transfertën ndaj Anglisë, në Southampton. Trajneri Challandes ka ndarë mendjen gjithashtu për formacionin dhe ka bërë dy ndryshime nga ndeshja e tre ditëve më parë ndaj Çekisë.
Anglia: Pickford; Alexander-Arnold, Maguire, Keane, Chilwell; Rice, Henderson; Sancho, Sterling, Barkley; Kane
Kosova: Muric; Hadergjonaj, Aliti, Rrahmani, Vojvoda; Voca, Halimi; V. Berisha, Celina, Muslija; Muriqi



