Lajme

Ronaldo “jashtëtokësor”, poker Lituanisë dhe tjetër rekord në karrierë

Cristiano Ronaldo shënoi plot 4 gola në fitoren 1-5 të Portugalisë në transfertë ndaj Lituanisë, duke arritur të thyejë një tjetër rekord, të bëhet golshënuesi më i mirë i kualifikueseve të Europianit, me 25 gola të shënuar, duke lënë pas Robbie Keane, me 23 gola.

Portugezi ishte fantastik në Lituani, duke zhbllokuar rezultatin me penallti në minutën e shtatë, ndërsa më pas shënoi edhe 3 herë të tjera në pjesën e dytë, para se Carvalho të shënonte golin e pestë në minutat shtesë.

U rikthye te fitorja edhe Serbia, që arriti të triumfojë me rezultatin 1-3 në transfertën ndaj Luksemburgut, ndërsa grupi kryesohet nga Ukraina me 13 pikë, e ndjekur nga Portugalia me 8 dhe serbët me 7.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency