Tonali ndiqet nga skuadrat e mëdha, e do edhe M.United
Brescia nuk arriti të ruante avantazhin e dyfishtë, duke u mundur nga Bologna në sfidën e së dielës, por kjo ndeshje mund të cilësohet e rëndësishme për mesfushorin Sandro Tonali. 19-vjecari mund të gëzohet me faktin që në tribunat e stadiumit “Rigamonti” ishin të pranishëm skautë të Manchester United për të ndjekur pikërisht paraqitjen e tij. Gjithashtu Tonali është ndjekur në këtë sfidë edhe nga përfaqësues të Ajax dhe Borussia Dortmund, duke i hapur rrugë kështu një dueli mjaft të zjarrtë në merkaton e ardhshme për të siguruar shërbimet e tij. Tonali konsiderohet si Pirlo i ri i Italisë, ndërkohë që paraqitjet e tij shumë të mirë ndihmuan Brescian që sezonin e kaluar të mbyllte në vendin e parë në Seria B, ç’ka i siguroi edhe ngjitjen në Serie A.



