Serie A

Atalanta në “hall”, dëmtohet Muriel

Fitorja ndaj Genoas nuk mund të festohet plotësisht te Atalanta. Bergamaskët janë në ankth për shkak të gjendjes së Luis Muriel, i cili pësoi një dëmtim në gju vetëm pak minuta pasi kishte hyrë në fushë në sfidën e luajtur në “Luigi Ferraris”. Kolumbiani ishte thelbësor në sfidën e së dielës, pasi i mjaftuan fare pak minuta në fushë për të gjetur avantazhin për miqtë, por më pas një dyluftim në mesfushë bëri që ish-sulmesi i Sevillas, të pësoj një tjetër lëndim që mund ta mbajë larg fushave për disa javë. Sulmuesi pritet të kryejë ekzaminimet mjekësore, të cilat do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit. Muriel ishte një nga afrimet më të rëndësishme të Atalantës në merkaton e verës, për të ndihmuar ekipin në dy fronte, në kampionat dhe në Champions League, ku bergamaskët janë debutues këtë sezon.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency