Lajme

“El Mundo Deportivo”: Challandes, sekreti i suksesit të Kosovës

Cili është sekreti i përfaqësueses kosovare të futbollit? Gazeta spanjolle “El Mundo Deportivo” provoi të zbulojë arsyet pas suksesit të skuadrës së drejtuar nga Bernard Chalandes, që vuajti një “pit stop” të detyruar në eliminatoret Euro 2020, por kjo nuk ia zbeh aspak shkëlqimin e dy viteve të fundit.

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës ka drejtuar skuadrën e tij në një ecuri të gjatë pa humbje deri te ndeshja e fundit eliminatore e “Euro 2020”, ku “Dardanët” u nënshtruan 5-3 nga Anglia.

Për shtypin iberik, trajneri është çelësi i suksesit. Arti i motivimit është një nga virtytet e personalitetit të tij “shpërthyes”, bisedues dhe krijues. Në fillim Challandesi jetoi në Zvicër dhe punoi si mësues, por në moshën 33-vjeçare vendosi të rrezikonte gjithçka dhe ndërroi profesion.

“Asnjëherë nuk kam pasur në plan të jem trajner. Gjërat shkuan kështu”, ishte rrëfyer më parë Challandes. Kështu, ai përfundoi trajner i grupmoshave U-21 të Zvicrës.

Suksesi i Challandes si trajner i moshave e çoi atë si trajner në një prej skuadrave më të mëdha të Zvicrës. E bujshme fitorja e tij ndaj Milanit të Kakasë, Maldinit dhe Ronaldinhos në Ligën e kampionëve.

Një nga gjërat që befasoi Challandes ishte se kur ai impenjonte lojtarët në turne, një turmë e madhe në stërvitje i shoqëronte. Ai nuk e priste mirë këtë në fillim derisa kuptoi se ata njerëz ishin produkt i mërgimit të luftës dhe se ata kishin nevojë të lidheshin me rrënjët e tyre familjare.

Suksesi në grupin përkatës në Ligën e Kombeve përballë Ishujve Faroe, Azerbajxhanit dhe Maltës, rriti presionin për rezultate edhe më të mëdha. Tre vjet më parë, Challandes u pyet nëse ishte koha për pension në rezidencën e tij luksoze.

“Një murator ose një mësues del në pension sepse nuk duron dot më. Por, unë jam mësuar të punoj. Gjithmonë kam jetuar në sajë të pasionit tim”, tha trajneri zviceran.

 

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency