Lajme

Dallku debuton në pankinë, Prishtina merr fitoren e dytë radhazi

Armend Dallku debutoi me fitore në stolin e Prishtinës, me kryeqytetasit që mposhtën me rezultatin 2-1 Gjilanin në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri”.

I ulur në stolin e bardhebluve vetëm ditën e djeshme, për të marrë vendin e Bylbyl Sokolit, që u tërhoq për probleme shëndetësore, Dallku udhëhoqi në mënyrën e duhur drejt suksesit të dytë radhazi Prishtinën.

Ergyn Ahmeti kaloi në avantazh kryeqytetasit në në minutat e para të sfidës, ndërsa gjilanasit e Gentian Mezanit u kundërpërgjigjën me Grecën në minutën e 83-të të takimit, duke barazuar shifrat.

Megjithatë kur dukej se gjithçka po shkonte drejt barazimit, Prishtina shënoi edhe golin e fitores në minutën e pestë shtesë, me anë të Alban Shillovës, duke festuar 3-pikëshin e radhës në kampionat.

Kjo fitore e ngjiti Prishtinën në vendin e pestë me 7 pikë dhe një ndeshje për të rikuperuar, të cilën do ta luajë në mesjavë dhe në rast fitoreje mund të preku kuotën e 10 pikëve. Nga ana tjetër Gjilani mbetet me 12 pikë në krye, me pikë të barabarta me Feronikelin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency