Futboll

Zbulohen votat e rivalëve, Messi dhe Ronaldo snobuan van Dijk

Lionel Messi, edhe pse ndoshta nuk pritej nga pjesa më e madhe e opinionit sportiv, la pas në garën për lojtarin më të mirë të vitit të FIFA-s Virgil van Dijk dhe rivalin e tij të përjetshëm, Cristiano Ronaldo. Por si kanë votuar tre kandidatët dhe a janë rivalët në preferencat e tyre?

Lionel Messi, fitues i çmimit prestigjioz, ka preferuar Sadio Mane për vendin e parë, Ronaldon të dytin dhe holandezin De Jong për vendin e tretë.

Interesant fakti që Messi nuk bën pjesë në preferencat e CR7, për të cilin çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s duhej ta fitonte de Ligt, i dyti në preferencat e tij është sërish një holandez, de Jong dhe i treti sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe.

Pra, as Messi dhe as Ronaldo nuk kanë votuar për një nga tre vendet e para për rivalin e tyre, Virgil van Dijk. Mbrojtësi i Liverpoolit, ndërkohë, të pari ka votuar Lionel Messin, më pas dy shokët e tij të skuadrës, Mohamed Salah dhe Sadio Mane.

Votat e “yjeve” të futbollit

Lionel Messi: 1) Sadio Mane 2) Cristiano Ronaldo 3) Frenkie De Jong

Cristiano Ronaldo: 1) Matthijs De Ligt 2) Frenkie De Jong 3) Kylian Mbappe

Virgil van Dijk: 1) Lionel Messi 2) Mohamed Salah 3) Sadio Mane

Harry Kane: 1) Lionel Messi 2) Virgil van Dijk 3) Cristiano Ronaldo

Gareth Southgate: 1) Lionel Messi 2) Cristiano Ronaldo 3) Virgil van Dijk

Andy Robertson: 1) Virgil van Dijk 2) Frenkie de Jong 3) Sadio Mane

Eden Hazard: 1) Sadio Mane 2) Virgil van Dijk 3) Lionel Messi

Luka Modric: 1) Cristiano Ronaldo 2) Eden Hazard 3) Lionel Messi

Hugo Lloris: 1) Lionel Messi 2) Cristiano Ronaldo 3) Kylian Mbappe

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency