Manchester United gati të “blindojë” Pogbanë, i ofron…
Pas një vere të trazuar me zërat e merkatos që e çonin sa te Real Madridi e sa te Juventusi, Paul Pogbasë iu desh të kthente faqe dhe të pranonte vazhdimin e karrierës në “Old Trafford”, në radhët e Manchester United.
Tashmë “Djajtë e Kuq” janë gati për të hedhur hapin e radhës. Drejtuesit e klubit anglez kanë përgatitur ofertën për rinovimin e kontratës së mesfushorit francez, me shifra të cilat vështirë së ai dhe menaxheri i tij, Mino Raiola do të mund t’i refuzojnë.
Sipas Times, Manchester United ka nisur bisedimet paraprake me menaxherin italian të kampionit të botës, për zgjatjen e bashkëpunimit, me kontratën aktuale që përfundon në vitin 2021.
Pogbasë i ofrohet një pagë “faraonike” 17 milionë pandë neto në sezon. Manchester Unitet me këtë lëvizje dëshiron që të shmangë largimin e futbollistit në verë të vitit 2021 me parametër zero, ndërsa Pogba shpreson të gjejë paqen me tifozët, që vazhdojnë ta sulmojnë për rendimentin dhe qëndrimin e tij. Jo më kot francezi kohët e fundit ka blerë një qen roje rottweiler, që i ka kushtuar 15 mijë paundë.



