Kategoria Superiore

Halili i bindur: Kam besim te çunat, do të bëjmë atë që s’e kemi bërë prej vitesh

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, është i bindur se Tirana do ta prishë “mallkimin” e ndeshjeve derbi, ku skuadra bardheblu nuk njeh fitore prej shumë vitesh. Kreu i 24-herë kampionëve të Shqipërisë dha mendimin e tij për mbledhjen e organizuar nga FSHF për çështjen e licencimit.

“Për mendimin tim, ishte mbledhje e vlefshme, që asistenca ligjore apo financiare, të ketë edhe një mbështetje nga specialistët, si nga klubet dhe federata, është diçka shumë e mirë. Shpresojmë të dëgjojmë çfarë të metash kemi, specialistët të flasin dhe për të ardhmen të bëjmë  gjënë më të mirë për çështjen e licencimit.”

Derbi me Partizanin: Do ta marrim si ndeshje të radhës, por është shumë e rëndësishme. Do të mundohemi të bëjmë organizimin sa më të mirë sa i përket pjesës së menaxhimit të stadiumit në bashkëpunim me strukturat përkatëse për këtë. Shpresojmë që të jetë një ndeshje “fair play” dhe, krahas kësaj, besoj që do të dalim me fitore nga kjo ndeshje, pasi kam besim te çunat. Besoj që do ta bëjmë atë që nuk e kemi bërë prej kaq vitesh në derbi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency