Futboll

Befason Wenger: Stoli i Manchester United ëndërr, me 4 blerje…

Është 70 vjeç, nuk i ka shteruar dëshira për të trajnuar, përkundrazi, mezi pret të veshë sërish tutat e trajnerit. Referenca është për Arsene Wenger, që për mikrofonin e BeIN Sports ka surprizuar duke thënë se nuk do ta kishte problem të merrte detyrën e trajnerit të Manchester United. Ai i ide të qarta për ndërhyrjet që duhet të bëjë në formacionit që aktualisht drejtohet nga Ole Gunnar Solskjaer.

“Pankina e Manchester United është ëndrra e çdo trajneri. Ose më saktë, për çdo trajner që ka kurajë dhe besim te vetja. Besoj se Manchester United ka nevojë për 4 lojtarë të rinj. E shoh një skuadër të aftë për ta përballuar një sfidë. Nuk janë aq keq sa mendojnë disa. Ka një grup lojtarësh që kanë nevojë të stërviten dhe të drejtohen si duhet. Me katër ndërhyrje mund të konkurrojë për çdo trofe.”

Një mesazh i qartë ky i Wenger për drejtuesit e Manchester United, që ende nuk po gjejnë trajnerin e duhur për të kthyer skuadrën në nivelet e dikurshme. E pse të mos e provojnë edhe me ekspertin francez?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency