Valverde në telashe, humb edhe një mbrojtës para Interit
Pak orë para ndeshjes me Interin, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është në hall pasi përveç Jordi Albës, që është i dëmtuar prej disa javësh, ka humbur edhe mbrojtësin tjetër të majtë, Junior Firpo.
Ky i fundit ka shfaqur probleme muskulore dhe tekniku katalan nuk ka ndërmend ta rrezikojë, teksa sipas mediave spanjolle, ndaj zikaltërve pritet që në të majtë të luajë Nelson Semedo dhe në të djathtë të rikthehet Sergi Roberto.
Kujtojmë që në dyshim për takimin e sotëm janë edhe Lionel Messi e Ousmane Dembele për Barcelonën, ndërsa te Interi do të mungojë blerja e bujshme e verës, sulmuesi belg Romelu Lukaku.



