Europa League

Shtohen problemet për Solskjaer, dëmtohet ylli i “djajve të kuq”

Sikur të mos mjaftonte kriza e rezultateve, që po kalon Manchester United në këto javë të para të sezonit, trajneri norvegjez Ole Gunnar Solskjaer duhet të bëjë llogaritë edhe me humbjen e futbollistit më të rëndësishëm të skuadrës, Paul Pogba.

Mesfushori francez ka ndjerë dhimbje muskulore dhe ka nevojë për trajtim të veçantë e pushim, ndaj Solskjaer nuk e grumbulloi për sfidën e nesërme në Europa League ndaj Az Alkmar dhe me shumë gjasa nuk do ta kenë në dispozicion as në fundjavë në Premier League.

“Pas një konsulte me specialistët, vendosëm që të lëmë pushim futbollistin dhe të ndjekim me të një trajtim të veçantë, për të mos rrezikuar një dëmtim më të rëndë”, tha Solsjkaer në konferencë për shtyp.

Kujtojmë që edhe një muaj më parë, në prag të ndeshjeve eliminatore të Euro 2020-ës, Pogba u dëmtua dhe nuk iu përgjigj thirrjes së kombëtares franceze, ndërsa tashmë duket se do të mungojë sërish, për të shmangur ndonjë surprizë të pakëndshme.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency