Bolt shijon birrën në Ocktoberfest në shoqërinë e mjekut të Bayernit
Usain Bolt po e shijon në maksimum jetën prej “pensionisti”, që kur vendosi të tërhiqej nga garat e atletikës. Legjenda e sprintit është shfaqur këto ditë në Mynih duke pirë birrë me miqtë e tij me rastin e Oktoberfest.
Bolt u pa duke buzëqeshur, i shoqëruar nga një grup miqsh, përfshirë mjekun e ekipit të Bayernit, Hans Wilhelm Mueller-Wohlfahrt.
Mbreti i sprintit, i cili është më i shpejti i të gjitha kohërave në 100 dhe 200 metra, ka ruajtur një miqësi të ngushtë me Mueller-Wohlfahrt, me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij.
Bolt i besoi verbërisht mjekut, i cili gjithashtu punon me ekipin kombëtar të Gjermanisë, për zgjidhjen e problemeve të tij të vazhdueshme të shpinës dhe bllokimit kur ishte në kulmin e fuqive të tij.
Pavarësisht se ishte i vendosur në Xhamajkë, Bolt kishte aq shumë besim tek eksperti fizik sa fluturonte në mënyrë rutinore në Gjermani për të marrë trajtimin e nevojshëm.
Mueller-Wohlfahrt është i famshëm për përdorimin e teknikave jo konvencionale për të trajtuar dëmtimet, të tilla si injektimi i gjakut të viçit, përdorimit të mjaltit dhe të ekstrakteve nga kreshtat e gjelit te pacientët e tij.




