Ndali Ramsey-n, Etrit Berisha vlerësohet për pritjen më të mirë muajit shtator(Video)
Etrit Berisha e ka humbur përkohësisht vendin e titullarit në kombëtaren shqiptare të futbollit por mbetet mes portierëve më në formë në Serinë A. Ndërhyrjet e gardianit të kuqezinjve janë vlerësuar nga Federata Italiane e Futbollit, dhe në veçanti për paraqitjet e zhvilluara në muajin shtator. Etrit Berisha u bë protagonist në ndeshjen e së shtunës në Torino, që skuadra e tij Spal zhvilloi ndaj Juventus. Nëse nuk do të ishte për portierin nga Prishtina, golavarazhi do të kishte arritur në nivele të sikletshëm, për ekipin mik. Të paktën 7 apo 8 gola të sigurt u evituan në portën e Spal, dhe për këtë Berisha është vlerësuar madje para Gianlugi Buffon pasi pritja e gardianit shqiptar ndaj goditjes me kokë të uellsianit Aaron Ramsey është cilësuar si pritja më e mirë e muajit shtator nga kanali në Youtube i Serie A.



