Premier League

Tottenhami prek fundin, “lëkundet” pankina e Pochettinos

Nuk ka dritë në fund të tunelit për Tottenhamin e trajnerit Mauricio Pocchettino. Pas humbjes turpëruese 2-7 ndaj Bayernit, në Champions, rezultat që tronditi ndjeshëm pozitën e teknikut argjentinas, vjen dhe shuplaka e radhës, këtë herë në Premier, përballë Brightonit, në transfertë.

“Spurs”-at u turpëruan 3-0 në Amex Stadium, kë që në minutën e tretë, londinezët humbën portierin Hugo Lloris, që për ironi, pas gabimit të rëndë që i lejoi Maupay të shënonte golin e parë, u dëmtua rëndë në krah, pasi e vendosi keq në momentin e rrëzimit. Portieri francez u largua mes lotësh nga fusha, në barelë dhe me maskë oksigjeni.

Por makthi për Tottenhamin sapo kishte nisur, sepse Brightoni shënoi edhe dy gola të tjerë, me të njëjtin autor, Connolly, në minutat 32’ dhe 65’.

Një humbje e hidhur për Pochettinon, që duket se nuk e ka më nën kontroll ekipin. Tashmë pritet se cili do të jetë vendimi i drejtuesve por edhe i vetë argjentinasit, që para ndeshjes së fundit deklaroi se kishte mbështetjen e plotë të klubit dhe nuk e çonte ndërmend largimin.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency