Llapi zhgënjen në shtëpi, mposhtet bindshëm nga Ferizaj
Pas 3 fitoresh radhazi, Llapi gaboi në momentin më të mirë, duke humbur me rezultatin 2-4 ndaj Ferizajt në shtëpi, në sfidën e parë të javës së 9 të IPKO Superligës së Kosovës.
Skuadra nga Podujeva, e drejtuar nga Tahir Batatina, shihej si favorite e padiskutueshme për të fituar sot, por edhe për titullin kampion, pasi një javë më aprë fitoi në Drenas nga Feronikelit, por sot zhgënjeu në shtëpi.
Livoreka, Mustafa, Asani dhe Shala shënuan për miqtë nga Ferizaj, ndërsa Llapi ngushtoi dy herë disavantazhin, fillimisht me goleadorin Mentor Zhdrella dhe më pas me Behar Maliqin, por pa ia dalë të marrë të paktën një pikë.



