Futboll

Shkëndija nuk ia del ndaj Vardarit, vetëm barazim edhe për Shkupin

Shkëndija e Tetovës ka humbur një mundësi të mirë për të rikuperuar distancën me kreun, pasi ka pritur sot pasdite në shtëpi Vardarin e Shkupit, por nuk ia doli të shkojë më shumë se një barazim pa gola.

Kuqezinjtë zhvilluan një 90-minutësh të mirë dhe i shkuan pranë golit të fitores, por nuk ia dolën të marrin 3 pikë dhe të ngjiten në renditje, teksa aktualisht mbeten në kuotën e 11 pikëve, plot 9 më pak se Vardari kryesues.

Skuadra tjetër shqiptare, Shkupi “ngeci” në një barazim pa gola në transfertën ndaj Makedonija GP, ndërsa Struga Trim & Lum humbi me rezultatin 3-2 në përballjen me Borac.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency