Kategoria Superiore

Dyshohet për gabim në protokoll, Flamurtari rrezikon humbjen në tavolinë

Flamurtari arriti të marrë një pikë “in extremis” ndaj Tiranës, duke shënuar një gol në minutat shtesë dhe duke sigluar barazimin 2-2, por një gabim teknik, nëse do të rezultojë i tillë, mund t’u kushtojë shtrenjtë.

Kjo pasi në pjesën e dytë trajneri Sadedini aktivizoi në fushë sulmuesin 18-vjeçar Ariel Muçollari, emri i të cilit nuk ishte i shënuar në protokollin që i është dorëzuar mediave para ndeshjes, ndërsa dyshohet se nuk është as në listën e dorëzuar te zyrtarët e takimit.

Nëse verifikohet që emri i Muçollarit nuk ka qenë në listën e lojtarëve që do të rrinin në stol për skuadrën vlonjate, atëherë fitorja do t’i jepet Tiranës në tavolinë, me rezultatin 0-3, por mbetet ende të shihet nëse është bërë një gabim i tillë protokollar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency