Serie A

Video/ Kumbulla rikthehet protagonist, shënon në fitoren e Veronës

Një karton i kuq në minutat shtesë ndaj Juves i kushtoi shtrenjtë, pasi e la jashtë fushave për dy javë radhazi, por Marash Kumbulla u rikthye edhe më i fortë nga pushimi, duke gjetur edhe golin e tij të parë në karrierën si profesionist.

Sot Kumbulla u rikthye titullar te Verona, në sfidën ndaj Sampdorias në “Bentegodi” dhe ngriti në peshë të pranishmit në shkallët e stadiumit që në minutën e 8’, pasi kërceu më lart se të gjithë dhe shënoi golin e avantazhit me kokë.

Më pas futbollisti bëri një paraqitje për t’u duartrokitur, duke udhëhequr repartin e prapavijës si një lider i vërtetë dhe duke qenë i pakalueshëm për kundërshtarët, ndërsa në fund Verona gjeti edhe një gol tjetër, duke vulosur rezultatin 2-0.

Sa i përket Kumbullës, pas dy ndeshjeve të kaluara në stolin kuqezi në fillim të shtatorit, nesër pritet të niset drejt Tiranës për t’u vënë sërish në dispozicion të trajnerit Reja, por këtë herë me më shumë eksperiencë mbi supe dhe gati për të zbritur në fushë si titullar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency